Arrestohet një person në Podujevë për substanca narkotike
Kronika
December 28, 2025 - 09:48
Një person është arrestuar të shtunën rreth orës 01:55 në Podujevë, nën dyshimin se posedonte substanca narkotike.
Sipas policisë, atij iu gjetën dhe konfiskuan rreth 4.19 gramë të llojit marihuanë, raporton Zeri.info.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri