Vdes një 19-vjeçare në një aksident në Ferizaj
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot ë Greme të Ferizajt.
Policia ka konfirmuar për "Zërin", se në këtë aksident një femër 19-vjeçare ka mbetur e vdekur, raporton Zeri.info.
Sipas policisë, viktima ka qenë pasagjere, derisa edhe shoferi 20-vjecar ka marrë lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti.Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrëfikësve”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai shtoi se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit , i cili ka dal edhe ai në vendin e ngjarjes. /Zëri