Arrestohet personi që gjeti kuletën me para, por s’e raportoi

Arrestohet personi që gjeti kuletën me para, por s’e raportoi

Kronika December 30, 2025 - 09:35

Një person është arrestuar, pasi ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente, por nuk e ka raportuar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh në magjistralen Podujevë – Prishtinë, ku i dyshuari ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh që i kishte rënë viktimës mashkull kosovar dhe në të sipas tij kishte para 800 € dhe dokumente.

“I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri