Fëmija rreth 1 vjeç vdes nga zjarri në Prizren, tre të tjerë shpëtohen
Një zjarr ka marrë jetën e një fëmije rreth 1 vjeç sot në Prizren.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se fëmija ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit, derisa tre të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai shtoi se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht.
“Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore”, tha Bytyqi. /Zëri