Ja çfarë thuhet në raportin e Policisë për dy të rinjtë që u gjetën të vdekur në një vilë në Pejë

Ja çfarë thuhet në raportin e Policisë për dy të rinjtë që u gjetën të vdekur në një vilë në Pejë

Kronika December 31, 2025 - 10:21

Dy presona kanë vdekur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pejës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, viktimat, një mashkull dhe një femër, janë gjetur të vdekur në një vilë në “Rrugën e KFOR-it” në këtë qytet.

Bëhet e ditur se tashmë trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Rr. e KFOR-it, Pejë, 30.12.2025 - 15:10. Raportohet se në një vilë janë gjetur pa shenja jete dy viktimat, një mashkull dhe një femër, kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Zëri