Kandidati i LVV-së për deputet thotë se është sulmuar fizikisht
Kronika
December 31, 2025 - 22:13
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Selman Sokoli, ka thënë se sot në orët e mbrëmjes është sulmuar fizikisht nga disa persona.
Sokoli deklaroi se të dyshuarit mund të jenë pjesëtarë të sigurimit fizik në një qendër tregtare.
“Para pak çastesh jam sulmuar fizikisht nga disa persona, me gjasë pjesëtarë të sigurimit fizik në një qendër tregtare, për një çështje plotësisht të drejtë dhe të ligjshme nga ana ime. Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, sjellja e tyre banditeske eskaloi në dhunë fizike dhe ndalim/kidnapim të paligjshëm për disa minuta”, ka shkruar ai në Facebook.