Arrestohen të dyshuarit që e droguan e më pas e dhunuan një grua në Fushë-Kosovë
Dy persona, të cilët dyshohet se mëngjesin e së mërkurës e kanë dhunuar një grua në Fushë-Kosovë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Zeri.info.
Rasti i dhunimit ishte raportuar mëngjesin e së mërkurës në Fushë-Kosovë dhe sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, të dyshuarit fillimisht viktimës i kishin dhënë alkool, e më pas edhe drogë, ku pastaj është dhunuar nga dy të dyshuarit në një motel në Fushë-Kosovë.
Policia gjatë së mërkurës kishte njoftuar se, të dyshuarit, pasi që e kanë dhunuar, me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë lënë në rrugë viktimën.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Raport shtesë:
DHUNIM
Kosovë / 31.12.2025 – 05:30. Lidhur me rastin është raportuar se me 01.01.2026 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri