Dërgohet pa shenja jete një foshnje në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, një foshnje është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur përmes raportit ditor të Policisë, vdekjen e foshnjës së gjinisë mashkullore e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Bëhet e ditur se ky rast është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, përderisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
INCIDENTET KRIMINALE
VDEKJE E DYSHUAR
Rr. Adem Voca, Mitrovicë Jugu 02.01.2026 – 05:55. Raportohet se në Emergjence është dërguar pa shenja jete viktima foshnja mashkull. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri