Babë e bijë nga Bajgora vdiqën brenda gjysmë ore, sot varrosen Riza dhe Syleme Beqiri
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka prekur familjen Beqiri nga fshati Bajgorë i Mitrovicës, e cila brenda vetëm gjysmë ore humbi dy anëtarë të saj.
Fillimisht, familjarët janë njoftuar për vdekjen e Riza Beqirit, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetëm rreth 30 minuta më vonë, është konfirmuar edhe ndarja nga jeta e vajzës së tij, Syleme Beqiri – Shabani, duke e thelluar edhe më shumë dhimbjen për familjen dhe të afërmit.
Lajmi për vdekjen e babë e bijë brenda një kohe kaq të shkurtër ka shkaktuar pikëllim të madh në Bajgorë, Mitrovicë dhe më gjerë, ku ata njiheshin dhe respektoheshin.
Familja ka njoftuar se varrimi i Riza Beqirit dhe i bijës së tij, Syleme Beqiri – Shabani, do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Shipol, në ora 14:06, me Ikindi.
