Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kalimtare e rastit

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kalimtare e rastit

Kronika January 03, 2026 - 22:47

Në orët e mbrëmjes në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri midis dy personave.

Si pasojë e kësaj ka mbetur e plagosur një vajzë e vogël që ka qenë kalimtare e rastit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova, Lumni Graishta, Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë.

Ai tha se deri më tash ende nuk ka të arrestuar për rastin, dhe tregoi se Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.