Një person i vë flakën dy veturave në Llapnasellë
Foto: Ilustrim

Një person i vë flakën dy veturave në Llapnasellë

Kronika January 04, 2026 - 08:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i ka vënë flakën dy veturave në një auto-sallon në Llapnasellë të Graçanicës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, përderisa rasti është duke u hetuar në njësitet kompetente.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

ZJARRVËNIE

Llapnasellë, Graçanicë 03.01.2026-02:15. Raportohet se një i dyshuar i panjohur i kishte vënë zjarrin dy veturave në parkingun e një auto salloni. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Zëri