Raportohet i zhdukur një i mitur nga Gjilani
Kronika
January 04, 2026 - 09:09
Një i mitur është larguar nga shtëpia e tij pasditen e së premtes dhe më nuk dihet vendndodhja e tij, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ka qenë babai i cili e ka raportuar rastin në stacionin policor, përderisa bëhet e ditur se janë duke u bërë të gjitha hetimet e nevojshme.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
RASTET TJERA - NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 02.01.2026-14:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij i mitur mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar. /Zëri