Dyshohet se e rrahu bashkëshortin, arrestohet gruaja nga Podujeva
Kronika
January 04, 2026 - 09:53
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Podujevë.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, një grua është arrestuar, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka rrahur bashkëshortin e saj, shkruan Zeri.info.
Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, përderisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
· Podujevë 03.01.2026-23:26. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Zëri