Publikoi video duke shtënë me armë zjarri, arrestohet një person në Ferizaj
Foto: Zëri / Ilustrim

Publikoi video duke shtënë me armë zjarri, arrestohet një person në Ferizaj

Kronika January 04, 2026 - 10:28

Një person është arrestuar në Ferizaj për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe Përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”, pasi që i njëjti kishte publikuar video duke shtënë me armë zjarri, shkruan Zeri.info.

“Më datë 01.01.2026, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person kishte publikuar në rrjete sociale një videoinçizim, duke shtënë me armë zjarri. Pas një pune intenzive në terren, është identifikuar i dyshuari I.H,(29 vjeç), i cili më pas ka dorëzuar armën, me të cilën dyshohet se kishte shtënë me datën 31.12.2025”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale:“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Zëri

Image