Aksident trafiku në Prishtinë - Vetura e Policisë përplaset me Radio Taksin, disa të lënduar
Foto: Zëri

Aksident trafiku në Prishtinë - Vetura e Policisë përplaset me Radio Taksin, disa të lënduar

Kronika January 05, 2026 - 04:53

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak orësh në Prishtinë, në afërsi të Konvikteve të Studentëve.

Në këtë aksident janë përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës dhe një veturë e Radio Taksit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes ka persona të lënduar, raporton Zeri.info.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet emergjente, përfshirë autoambulancën, zjarrfikësit dhe Policinë.

Njësitë policore po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare. /Zëri