Konfiskohen tri armë zjarri dhe 159 fishekë në rajonin e Mitrovicës

Konfiskohen tri armë zjarri dhe 159 fishekë në rajonin e Mitrovicës

Kronika January 05, 2026 - 09:33

Gjatë tri ditëve të para të vitit 2026 Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë zjarri dhe 159 fishekë të kalibrave të ndryshëm në lokacione të ndryshme të Mitrovicës së Jugut dhe Skenderajt, ndërsa dy persona janë ndaluar me vendim të prokurorit.

Sipas njoftimit zyrtar, armët e konfiskuara përfshijnë dy pushkë gjuetie dhe një pistoletë. Aksioni policor është realizuar në disa raste të ndara, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë publike.

Lidhur me këto raste janë iniciuar procedura penale për veprat “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i armës” dhe “Kanosje”. Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor.