Publikohen pamjet e përleshjes në Podujevë, ku mbetën të plagosur tre persona

Publikohen pamjet e përleshjes në Podujevë, ku mbetën të plagosur tre persona

Kronika January 05, 2026 - 10:55

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Podujevë si pasojë e një përleshjeje mes “dy grupeve rivale”, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Rr. ‘Zahir Pajaziti’, Podujevë, 04.01.2026, 20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën. Dyshohet se në këtë rast kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy nga të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, bën të ditur Policia.

Tashmë janë publikuar pamje nga momenti i përleshjes: