Një person u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Një person u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet

Kronika January 06, 2026 - 09:49

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mesditën e së hënës është gjetur pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë-Kosovë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Policia bën të ditur se rrethanat e vdekjes ende nuk dihen, përderisa është duke i kryer të gjitha hetimet dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim mbi vdekjen

Fushë-Kosovë / 05.01.2025 – 12:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Rrethanat e rastit ende nuk dihen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri