Hyri në shtëpi nga oborri dhe vdiq, Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Malishevë
Një person ka vdekur sot në fshatin Javiq të Malishevës.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se një person i moshës madhore është dërguar nga familjarët pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Sipas Policisë, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat.
Policia ka nisur hetimet për rastin.
“Sot rreth orës 08:15, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë jemi njoftuar se një person i moshës madhore nga fshati Javiq ishte dërguar nga familjarët pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. /Zëri