Arrestohet mjeku në Tiranë pasi rrahu kryeinfermieren
Foto: Ilustrim

Arrestohet mjeku në Tiranë pasi rrahu kryeinfermieren

Kronika January 06, 2026 - 14:49

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Policia njofton se ka arrestuar një mjek 53-vjeçar, pasi ka goditur kryeinfermieren në spital.

Mjeku pretendon se kryeinfermierja nuk ka zbatuar një protokoll mjekësor.

Mjeku akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pas dyshimeve se ka goditur kryeinfermiren e spitalit ku punojnë të dy.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasi kryeinfermierja kishte kundërshtuar mjekun për zbardhjen e protokollit mjekësor, duke sjellë reagimin fizik të tij.

A2 CNN mëson se mjeku njihej si problematik, kishte 11 masa disiplinore në spital, por i anulonte në gjykatë. Konflikti i fundit më kryeinfermieren e maternitetit. Komisariati nr.3 e arrestoi menjëherë pas kallëzimit të kryeinfermieres.

Shtetasja 60-vjeçe me profesion kryeinfermiere në maternitetin "Mbreteresha Geraldinë" ka kallëzuar se ditën e sotme për shkak të një kundërshtimi që ka bërë në lidhje me protokollin që duhej të ndiqej për një pacientë të shtruar në maternitet është goditur në detyre nga mjeku gjinekolog shtetasi Julian Habibaj, 53 vjeç. Mësohet se pas përplasjes verbale, mjeku e ka kapur për fyti kryeinfermieren.