Gjilanasi rreh djalin dhe kanos vëllain që ndërhyri
Kronika
January 07, 2026 - 09:12
Një rast i dhunës në një familje në Gjilan është raportuar në Polici.
Policia ka arrestuar një person, i cili ka sulmuar djalin e tij e më pas ka kanosur edhe vëllain, i cili ka ndërhyrë, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar djalin e tij, viktimën mashkull kosovar e më pas ka kanosur vëllain e tij, i cili ka ndërhyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri