Aksident i rëndë mes dy veturave në Lipjan

Aksident i rëndë mes dy veturave në Lipjan

Kronika January 07, 2026 - 10:11

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Rufc të Lipjanit.

Dy vetura janë përplasur rëndë ndërmjet vete, me njërën që ka përfunduar në gropën buzë rrugës kryesore që çon për në Torinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, që kanë filluar hetimet.

Sipas dëshmitarëve, nga ky aksident u lënduan shoferët e të dy automjeteve, shkruan Indeksonline, i cili edhe ka siguruar pamjet.

Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tyre shëndetësore, sakaq nuk janë zbardhur as shkaqet e aksidentit.

“Zëri” ka dërguar pyetje në Polici dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.