Dy të lënduar në aksidentin në Lipjan, Policia jep detaje
Kronika
January 07, 2026 - 10:31
Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Torinë të Lipjanit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Torinë të Lipjanit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /Zëri