Aksidentohet rëndë familja pesë anëtarëshe nga Rahoveci, po ktheheshin në Gjermani
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën. Është aksidentuar një familje e tërë shqiptare pesëanëtarëshe.
Familja po kthehej nga Kosova, ndërsa aksidenti ka ndodhur pak minuta para mbërritjes në vendin ku kanë jetuar!
Shkaqet nuk dihen akoma saktë, por në makinë kanë qenë prindërit me tre fëmiijë të vegjël një deri në tre vjeç.
Gazetari Bahri Cani ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se të gjithë personat në veturë kanë pësuar lëndime
“Nga njerëz të afërt të të aksidentuarve mora vesh se të gjithë në makinë janë lënduar, por një prej fëmijëve ka përjetuar lëndime më të rënda. Të gjithë ata janë sistemuar nëpër spitale ku po marrin ndihmat e duhura mjekësore. Familja është me origjinë nga Rahoveci. Por për shkaqe ndjeshmërie nuk mund të jap më shumë të dhëna!. ka shkuar ai.