Berisha kishte marrë përsipër dëmin financiar në BKS, u propozoi marrëveshje për kthimin e parave

Berisha kishte marrë përsipër dëmin financiar në BKS, u propozoi marrëveshje për kthimin e parave

Kronika January 08, 2026 - 11:54

Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, kishte marrë përsipër keqpërdorimet financiare të shkaktuara gjatë ushtrimit të detyrës në këtë organizatë.

Duke u bazuar në “Propozimin për negocimin e marrëveshjes lidhur me dëmin e shkaktuar”, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Berisha përmes avokatit i ishte drejtuar BKS-së me propozim për kthimin e parave të përvetësuara përmes pagesave të kundërligjshme në emër të aksidenteve fiktive.

Parat ai kishte propozuar që t’ia kthente Byrosë me këste.

“Andaj, Byrosë i propozojmë që të ndërmarrë veprimet respektive në përllogaritje të dëmit, ashtu që të mundësohet arritja e një marrëveshje sa më të favorshme për palët. Ndërsa për të garantuar përmbushjen e plotë dhe efikase të detyrimit, kërkojmë nga titulli që të shqyrtojë mundësinë e dakordimit të pagesës së shumës që do të dalë nga eksperti juaj financiar, në disa këste, ku si shprehje e vullnetit të mirë, shprehim gatishmërinë për lartësi të këstit të parë deri në njëqindmijë euro (100,000.00 €)”, thuhet në deklaratën e Berishës.

Përveç propozimit për marrëveshje, Berisha kishte dhënë edhe deklaratë, duke marrë përsipër përgjegjësinë.

Ndryshe, letra e siguruar mban datën 10 mars 2025.

Image