Gjendet Riza Thaqi, i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar
Kronika
January 08, 2026 - 14:33
Policia e Kosovës ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarë, është gjetur Riza (Rrustem) Thaqi, i raportuar si i zhdukur.
Si i tillë ai ishte raportuar më datë 25.12.2025 dhe Policia më pas publikoi fotografinë e tij dhe qytetarët ndihmuan për të lokalizuar vendndodhjen e tij.
“Personi është marrë nga ana e policisë dhe u është dorëzuar familjarëve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren falënderon të gjithë qytetarët për ndihmën dhe informatat e ofruara lidhur me rastin”, thuhet në njoftim. /Zëri