Përfshihet nga zjarri tregu i rrobave të përdorura në Tiranë

Përfshihet nga zjarri tregu i rrobave të përdorura në Tiranë

Kronika January 09, 2026 - 00:38

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të enjte pasdite tregun e rrobave të përdorura në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë zjarr ndërsa banorët e zonës janë alarmuar nga tymi dhe flakët e mëdha.

Nga burime thuhet se janë rreth 15 automjete zjarrëfikëse dhe 70 trupa personel që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit dhe tymit të dendur, banorët e pallateve përreth janë evakuuar nga banesat e tyre. /euronews