Policia në Ferizaj në dhjetor ndëshkoi rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 268 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:
– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të Policisë;
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”;
– Në numrat e telefonit kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.