Shtetasi i Kolumbisë sulmon me thikë dy femra në Prishtinë

Shtetasi i Kolumbisë sulmon me thikë dy femra në Prishtinë

Kronika January 09, 2026 - 10:35

Policia në Prishtinë ka arrestuar një shtetas të Kolumbisë, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht dy viktima femra kosovare me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime.

Sipas raportit policor, pas arrestimit, gjatë kontrollit në vendngjarje dhe tek i dyshuari, Policia ka konfiskuar thikën e përdorur në sulm, si dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike, të cilat do të dërgohen për analiza laboratorike.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje. Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e rrethanave të plota të rastit, përfshirë motivin e sulmit dhe çdo person tjetër të përfshirë.

Rasti trajtohet si sulm me armë të mprehtë dhe posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike. /Zëri