Tre të lënduar pasi treni goditi një veturë në Grabovc të Fushë-Kosovës

Tre të lënduar pasi treni goditi një veturë në Grabovc të Fushë-Kosovës

Kronika January 09, 2026 - 15:00

Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi treni goditi një veturë në fshatin Grabovc të Poshtëm në Fushë-Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i Poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tregoi Ahmeti.