Bllokohet përkohësisht qarkullimi në një segment të rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë për shkak të vërshimeve

Bllokohet përkohësisht qarkullimi në një segment të rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë për shkak të vërshimeve

Kronika January 10, 2026 - 09:11

Qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht në një segment të rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë, si pasojë e pranisë së madhe të ujit në rrugë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, bëhet fjalë për segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, konkretisht nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt. Vendimi për bllokimin e plotë të qarkullimit është marrë në koordinim me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës, transmeton Zeri.info.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës, deri në përmirësimin e gjendjes në këtë segment rrugor.

Ky veprim, sipas institucioneve përgjegjëse, është ndërmarrë si masë e domosdoshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik./Zëri