Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, u zu duke luajtur poker me 14 të tjerë
Kronika
January 12, 2026 - 09:53
Një person në Skenderaj është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në raportin ditor të Policisë, të dielën ai është zënë duke luajtur poker në lokalin e tij bashkë me 14 persona të tjerë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti është takuar në lokalin e tij duke luajtur poker së bashku me 14 persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një tavolinë, në të cilën luhej pokeri, çipa të pokerit, letra për poker”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.