Atentat me armë zjarri në Greqi, plagoset pronari shqiptar i një restoranti
Kronika
January 12, 2026 - 10:59
Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur në Greqi orët e parët e para të mëngjesit të sotëm. Pronari shqiptar i një dyqani suvlaki dhe djali i tij 39-vjeçar u qëlluan me armë zjarri.
Sipas informacioneve, autorët e sulmit me armë ishin tre persona që mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechneiou. Mësohet se, pronari 70-vjeçar i biznesit, me origjinë nga Shqipëria, u qëllua në këmbë, ndërsa djali i tij 39-vjeçar u plagos në kofshë dhe pulpë.
Mediat greke bëjnë me dije se, oficerët e policisë që mbërritën në zonë mblodhën gjithsej 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur, ndërsa FBI-ja greke ka marrë përsipër hetimin e rastit.