Për një javë 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Ferizaj
Kronika
January 12, 2026 - 11:47
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar (5-11 janar) janë shkaktuar gjithsej 38 aksidente.
Në bazë të njoftimit të Policisë, si pasojë e këtyre aksidenteve 41 persona kanë mbetur të lënduar.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se në këtë vazhdë kohore u shqiptuan 1 mijë e 546 gjoba për thyerje të rregullave të trafikut.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon te të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thekson Policia.