Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë, ua publikon fotot

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë, ua publikon fotot

Kronika January 12, 2026 - 13:15
Shpallen në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen në Pejë, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët

Policia ka shpallur në kërkim tre personat e dyshuar për plagosjen e djeshme në Pejë.

Bëhet fjalë për tre të dyshuarit, Arian Qelaj, Yll Qelaj dhe Altin Qelaj.

Ata janë nga fshati Maznik i Deçanit dhe dyshohen për “Vrasje e mbetur në tentativë”.

– ARIAN (Misin) QELAJ, i lindur më 20.06.1981, në fsh. Maznik - Deçan.

– YLL (Arian) QELAJ, i lindur më 29.07.2003, në fsh. Maznik - Deçan.

– ALTIN (Rifat) QELAJ, i lindur më 01.10.2005, në fsh. Maznik - Deçan.

Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tyre, duhet ta lajmërojë Policinë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, apelon Policia.

Image

Image

Image