Përleshje me mjete të forta mes tre personave në Prishtinë

Përleshje me mjete të forta mes tre personave në Prishtinë

Kronika January 13, 2026 - 09:15

Një përleshje ka ndodhur të hënën në Prishtinë mes tre personave.

Polica ka bërë të ditur se tre të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe janë arrestuar pas përleshjes mes vete, transmeton Zeri.info.

“Dy nga të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri