Falsifikoi dokumente për regjistrim të veturës, prangoset i dyshuari në Podujevë
Foto: Laura Hasani

Falsifikoi dokumente për regjistrim të veturës, prangoset i dyshuari në Podujevë

Kronika January 15, 2026 - 18:20

Zyrtarë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, kanë arrestuar në Podujevë një person të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Sipas njoftimit, personi i arrestuar A.B., mashkull, dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka falsifikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij – agjenci sigurimi – ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin”, tha Policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.