Publikohet foto e të moshuarit që humbi jetën në aksidentin në rrugën Komoran- Carralevë
Ajet Sylaj ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi mes dy automjeteve në rrugën Komoran- Carralevë.
Komuna e Drenasit, ka publikuar letrën ngushëlluese të kryetarit Ramiz Lladrovci drejtuar familjes Sylaj nga Nekoci.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylaj nga Nekoci me rastin e vdekjes tragjike të Ajet Sylajt, i cili humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Komoran.
Humbja e një jete në rrethana kaq të rënda përbën dhimbje të thellë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për gjithë qytetarët tanë. Në këto çaste të rënda, Kryetari Lladrovci shpreh solidaritet të plotë me familjen Sylaj, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e tyre.
Qoftë i lehtë dheu për Ajet Sylajn, ndërsa familjes Sylaj i shprehim durim dhe kurajo për ta përballuar këtë humbje të madhe.