Vdes profesori universitar, Haki Dushi

Vdes profesori universitar, Haki Dushi

Kronika January 16, 2026 - 18:55

Ka vdekur profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Haki Dushi.

Ky fakultet në të cilin dha kontribut profesional, do të organizojë nesër mbledhjen komemorative në ora 09:30, në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit Juridik.

Haki Dushi ishte profesor i Ekonomisë, i njohur për angazhimin e tij në mësimdhënie dhe analizë ekonomike. Me përvojë shumëvjeçare akademike, ai ka dhënë kontribut në edukimin e studentëve dhe në trajtimin e çështjeve ekonomike përmes ligjëratave dhe punës profesionale në fushën e ekonomisë.

Dushi ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik për dy mandate, shef i katedrës për kontabilitet, matematikë dhe statistikë.