Policia e konfirmon gjetjen e 17-vjeçarit nga Gjilani, thotë se është mirë në gjendje shëndetësore
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur djali që u raportua i zhdukur në Gjilan.
Ata thanë se Xhengiz Hyzeiri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në ambientet e Policisë.
“Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën ‘Lufta e Gjilanit’ në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore”.
“I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan i ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin.