Arrestohet një i mitur në Lipjan, theri me thikë një bashkëmoshatar
Kronika
January 17, 2026 - 08:27
Një person i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka sulmuar me një mjet të mprehtë një tjetër të mitur në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:35, ndërsa si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit. /Zëri