Sulmoi babanë e tij, dërgohet në mbajtje djali në Fushë-Kosovë

Sulmoi babanë e tij, dërgohet në mbajtje djali në Fushë-Kosovë

Kronika January 17, 2026 - 08:30

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur të premten pasmesnate në Fushë-Kosovë, ndërsa viktima ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet përkatëse./Zëri