Goditi për vdekje punëtorin, arrestohet në Himarë drejtues i ekskavatorit

Goditi për vdekje punëtorin, arrestohet në Himarë drejtues i ekskavatorit

Kronika January 18, 2026 - 14:20

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 45-vjeçar, Policia e Himarës në Shqipëri ka arrestuar një 32-vjeçar.

Ky i fundit duke drejtuar një ekskavator në Palasë ka goditur aksidentalisht 45-vjeçarin, shkruan Abcnewws.al.

Drejtuesi i ekskavatorit akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Forcat e policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të aksidentit tragjik.