Grabitet një argjendari në qendër të Prishtinës

Grabitet një argjendari në qendër të Prishtinës

Kronika January 19, 2026 - 12:47

Një argjendari është plaçkitur në rrugën “Mehmet Kaçurri” në Prishtinë, në vendin që njihet me emrin “Te Plepat”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe ekipet e Forenzikës.

“Zëri” ka dërguar pyetje në drejtim të Policisë, është në pritje të përgjigjes dhe do t’ju mbajë të informuar rreth rastit.