Policia jep detaje rreth grabitjes së argjendarisë në Prishtinë

Policia jep detaje rreth grabitjes së argjendarisë në Prishtinë

Kronika January 19, 2026 - 13:25

Mëngjesin e sotëm është grabitur një argjendari në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana, ka thënë për “Zërin” se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, përderisa ka theksuar se Policia është duke punuar në identifikimin e personave.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast ‘Vjedhje e rëndë’, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të Përgjithshme - Prishtinë, në koordinim të plotë me Prokurorinë, janë duke punuar për zbardhjen e rastit, si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Pllana. /Zëri