Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të se martës ka vdekur në QKUK një person, i cili po trajtohej aty.
Sipas njoftimit, i njëjti ishte shtrirë në QKUK një ditë më herët, pra mbrëmjen e së dielës, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përderisa rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Trup i pajetë / hetim i vdekjes
QKUK – Prishtinë, 19.01.2026 – 20:00. Më datë 20.01.2026, rreth orës 01:37, derisa ishte në trajtim mjekësor në QKUK, viktima mashkull kosovar, raportohet se i njëjti ka vdekur. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML - Prishtinë. Rasti duke u hetuar. /Zëri