Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme të cigareve, dëmi potencial fiskal 340.000 euro
Foto: Dogana e Kosovës

Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme të cigareve, dëmi potencial fiskal 340.000 euro

Kronika January 22, 2026 - 09:45

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një kontroll të detajuar të një dërgese të ardhur nga Turqia, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 237 mijë pako të paligjshme të duhanit.

“Malli nuk ishte i deklaruar në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi dhe dyshohet se kishte për qëllim përdorimin për prodhim ose paketim të produkteve të duhanit në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast efekti në parandalim nga humbjet potenciale fiskale është rreth 340.000 euro”, thuhet në njoftim.

Dogana njofton se për këtë rast janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse, duke përfshirë sekuestrimin e mallit dhe inicimin e procedurave administrative kundërvajtëse dhe hetimore, në bashkëpunim me institucionet kompetente. /Zëri