100 të arrestuar për manipulim me vota, por raportohet se në burgje s’ka vende të lira
Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion të gjerë kundër keqpërdorimit të votave dhe mashtrimit zgjedhor.
Si rezultat i operacionit, rreth 100 persona janë arrestuar, ka mësuar Paparaci nga burimet brenda sistemit prokurorial.
Megjithatë, aksioni ka nxjerrë në pah një problem: mungesën e hapësirave për ndalim.
Prokuroria është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës se aktualisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme për sistemimin e të gjithë të arrestuarve në qendrat e ndalimit.
Burime bëjnë të ditur se Prokuroria dhe SHKK-ja janë në komunikim të vazhdueshëm për gjetjen e një zgjidhjeje emergjente.
Hetimet e Prokurorisë së Prizrenit ndërlidhen me keqpërdorimin e votave të kandidatëve për deputet, i cili doli në pah pas rinumërimit të vendvotimeve në këtë komunë.