Plagoset një person në Fushë-Kosovë
Kronika
January 24, 2026 - 08:27
Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar pasditen e së premtes në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka këtë të premte , rreth orës 15:42, në rrugën e Pejës, ku është gjetur i lënduar një mashkull kosovar.
Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Zëri