Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdekur në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdekur në Gjakovë

Kronika January 25, 2026 - 12:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimet se ka shkaktuar aksident me fatalitet ku mbeti i vdekur një person.

Sipas policisë i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke u ndeshur-përplasur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima i cili pastaj ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal.

“Si pasojë, viktima për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të policisë.